Ish deputeti i LSI-së, Flamur Çelaj, ka sfiduar masat anti-covid duke u lare ne bregdetin e Vlores dhe duke bere nje ftese për të vizituar qytetin bregdetar.

Më pas ai ka lëshuar një thirrje drejtuar qeverisë për të mbështetur biznesin dhe hequr çdo taksë këtë sezon veror i cili pritet të jetë i vështirë për operatorët turistik.

“Zoti kryeministër të lutem hiq dorë nga pengesat për plazhin. Jo se vlonjatët do të të marrin dorën ty për tu larë në plazh. S’ka perëndi që i ndal ata por hiq dorë nga pengesat që u bën turistave në Vlorë. Kam dhe nje thirrje për kryetarin e bashkisë: Hiq dorë nga të gjitha llojet e taksave të bashkisë për lokalet dhe hotelet që kanë plazhe dhe plazhet private. Lini njerëzit të lirë.Uji i detit lufton COVID-in dhe cdo lloj koronavirusin”.

Videomesazhi shoqerohet dhe me një mesazh ku fton shqiptaret te vizitojne Rivieren e Vlores.

“Të dashur miq,
Sot dua të kujtoj dhe t’ju kujtojë që Max Ëeber e konsideronte atdheun vendin e fëmijëve dhe jo te eterve.
Nuk duhet ti japin femijeve tanë estetiken e pushtetit dhe artin e manipulimit te realitetit që po ndodh në ditët e sotme. Bukuria Jonike është ajo magji që na shpëton nga kjo vorbull dhe Ju ftoj së bashku me familjet tuaja të vini në Rivierën e Vlorës.

Mjaft, me narracionet televizive dhe mjaft me emocionet bosh që Ju kanë plogështuar jetën. Deti është emocion I vërtet dhe nuk i përket asnjë VKM-je antarët e të cilit marrin vendime të padrejta për ju dhe biznesin e turizmit, por nuk u vë faj atyre se ata nuk kanë paguar kurrë taksa në jetën tyre dhe nuk e kuptojnë hallin e sipërmarrësve Vlonjat të turizmit.

Deti është dhuratë dhe forcë e natyrës ashtu si mali apo lumenjtë. Ju përshëndes me këtë blu të pastër JONIAN”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb