TIRANË

Ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj deklaron se arrestimi i gjyqtares së Krujës është fillim i mirë për ndëshkimin e atyre që postin e shesin për të pasuruar veten.

Në një postim në “Facebook”, pas operacionit të SPAK, Shehaj shkruan se më në fund reforma në drejtësi po bën atë që kanë nevojë e që presin prej shumë kohe shqiptarët, pastrimin e politikës, qeverisjes dhe drejtësisë nga krimi e korrupsioni.

“Fundi i pandëshkueshmërisë për gjyqtarët, politikanët dhe të gjithë punonjësit publike të korruptuar është fillimi i ndryshimit të vërtetë të Shqipërisë.
Korrupsioni është shkaku kryesor, është origjina e varfërisë, padrejtësive dhe mungesës së të ardhmes në Shqipëri. Pandëshkueshëmria prej dekadash i ka bërë politikanët, gjyqtarët, qeveritarët arrogantë dhe të sigurt se janë mbi ligjin, kurse qytetarët i ka çuar drejt emigrimit.
Arrestimi i gjyqtares së Krujës është fillim i mirë për ndëshkimin e atyre që postin e shesin për të pasuruar veten. Është lajm i mirë se, më në fund, reforma në drejtësi po bën atë që kanë nevojë e që presin prej shumë kohe shqiptarët: pastrimin e politikës, qeverisjes dhe drejtësisë nga krimi e korrupsioni.
#ShqipëriaFiton”, shkruan Shehaj.

Agron Shehaj Fb
Agron Shehaj Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb