Ish-deputeti demokrat i Kurbinit, Andon Frrokaj përmes një videoje dhe fotove të publikuara në profilin e tij në Facebook denoncon atë që e quan “show” të kryeministrit Rama.

Sipas tij, dy orë më parë Rama njoftoi se kish nisur ndërtimi i banesave pas tërmetit në Laç, ndërkohë që në realitet, siç duket edhe në video në kantierin në fjalë nuk ka as punëtorë dhe as makineri. Sipass ish-deputetit rindërtimi është shtyrë për gushtin e ardhshëm.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

STATUSI I PLOTË

2 orë më parë, facebook-u i Edi Ramës oshëtinte nga zhurmat e të ashtuquajturit kantier ndërtimi në Laç. Për të dytën herë brenda pak kohësh, u inaugurua si ditë e rëndësishme historike nisja e ndërtimit të pallateve të shembura pas tërmetit të 26 Nëntorit. Për herë të dytë u tall me laçjanët. Pamjet në “sheshin historik të ndërtimit”, janë filmuar para pak minutash. ?

Asnjë makineri nuk ka në punë. Gjithçka ishte shoë dhe mashtrim i Edi Ramës.

COVID 19 nuk është arsyeja për vonesën disa mujore të nisjes reale të punimeve. Në asnjë vend të botës, pandemia nuk ndërpreu punën në ndërtim. As në Shqipëri. Përkundrazi, kullat po rriten kudo në Tiranë.

Është paaftësia e qeverisë dhe e Bashkisë së Laçit për t’i dhënë zgjidhje problemeve me dokumentacionin që ka vonuar nisjen e ndërtimit të banesave të qytetarëve.

Edi Rama premtoi se në fund të këtij viti, banorët do të hynin në shtëpitë e rindërtuara. Sot, premtimi u shty për në gushtin tjetër. Nëse punët do të vazhdojnë si me ritmin e kësaj “dite historike”, për qytetarët e Kurbinit nuk ka për të patur asnjë lajm të mirë, por vetëm mashtrime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb