Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi se kryeministri Edi Rama shpërdoroi miliona euro për interesat dhe inatet personale në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Teksa ka publikuar një video nga deklarata e kreut të qeverisë ku shprehej se qeveria nuk kishte humbur asnjë arbitrazh. Ai theksoi se kostot e arbitrazheve të humbura, për fatin tonë të keq, janë realitet i bazuar te keqmenaxhimi i palaços.

REAGIMI I ALIBEAJT
Simptoma më e dallueshme e patologjisë së deluzionit është krijimi i një realiteti paralel dhe mospranimi i atij faktik nga ana e të sëmurit.
Kostot e arbitrazheve të humbura, për fatin tonë të keq, janë realitet i bazuar te keqmenaxhimi i palaços, që mendon se duke gënjyer me zë të lartë, do të na infektojë me patologjinë e tij.
Ora e ndryshimit nuk është larg!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb