Ish-deputeti demokrat i Qarkut Dibër, Xhemal Gjunkshi, deklaron se kryebashkiaku i Dibrës, Dionis Imeraj, shfrytëzoi situatën e pandemisë për t’i dhënë klientëve të tij tenderin e ujësjellësit.

Gjunkshi tha se Partia Demokratike nuk është kundër investimeve, por që në këtë periudhë pushteti vendor duhej të fokusohej për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve e jo të zhvillonte tendera publikë, ku nuk zbatohet barazia në konkurim.

Ish-deputeti Gjunkshi tha se tashmë dosja me denocimin është te Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

Ish-deputeti Gjunkshi u shpreh se pritet që SPAK të veprojë menjëherë ndaj kryebashkiakut të Dibrës, Dionis Imeraj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb