TIRANË

Ish-deputeti i PS-së Ervin Bushati hedh dyshime për deklaratat e ish-kreut të PD-së Lulzim Basha para amerikanëve në lidhje me shpalljen non-grata të Sali Berishës nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Në emisionin “Open” në News24, Bushati tha se SHBA-të mund ta kenë dhe e kanë në strategjinë e tyre që drejtësia të bëjë punën me ata që shkojnë në SPAK dhe në drejtësi dhe me ata që e dëmtojnë politikisht siç është Sali Berisha të veprojnë ata.

Nga ana tjetër gazetari Mentor Kikia deklaroi se nëse ka një listë njerëzish për çështje korrupsioni padyshim që këtë listë duhet ta kryesojnë ata që janë në qeveri. Sipas tij, Sali Berisha nuk është shëmbëlltyra e korrupsionit në Shqipëri.

Ervin Bushati: Investimi më i madh i Sali Berishës në jetë ka qenë Lulzim Basha. Ndoshta ankthi është se te këta e ka shitur në thonjëza i biri i vet politik. Kjo që po shohim ne sot është politikë inati.

Të merren me Sali Berishën kur lufta e tretë botërore është kaq afër, do të thotë që me të vërtetë ky njeri po e dëmton demokracinë dhe më shumë se kaq.

Eni Vasili: A nuk do ishte më logjike që DASH apo kushdo që sanksionon për korrupsion ta nisë, apo përfshijë apo sanksionojë qeverinë, jo ta nisë nga dikush që ka 9 vjet që ka dalë nga politika sepse kjo vijë logjike e bën pak të dyshimtë.

Bushati: SHBA-të janë arkitekti kryesor i reformës në drejtësi dhe aksioner i saj, po i lënë kohë dhe po jep frytet një drejtësie të pavarur që të merret me pushtetin. SHBA-të mund ta kenë dhe e kanë në strategjinë e tyre që drejtësia të bëjë punën me ata që shkojnë në SPAK dhe në drejtësi dhe me ata që e dëmtojnë politikisht siç është Sali Berisha…se ne nuk e dimë se çfarë është folur me dyer të mbyllura para 3 vitesh kur i është thënë Sali Berishës mos protestoni me molotov dhe digjni demokracinë shqiptare. Dhe ne nuk e dimë se çfarë i ka thënë Lulzim Basha amerikanëve se kush e shtynte. Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur në datë 6 janar kur Sali Berisha shkonte…Nqs do vazhdojë Sali Berisha me këtë kurs destruktiv për Shqipërinë do dalin dhe shtete të tjera.

Klevis Balliu: Destruktiv për qeverinë.

Mentor Kikia: Nëse ka një listë njerëzish për çështje korrupsioni padyshim që këtë listë duhet ta kryesojnë ata që janë në qeveri. Korrupsionin e bëjnë ata që janë në qeveri. Nëse vendimet e fundit në qeveri mund të kenë lidhje me listën e supozuar të Britanisë është çështje tjetër. Sali Berisha nuk është shëmbëlltyra e korrupsionit në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb