KOSOVE

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK, Gani Geci, mendon se ndiqet nga disa makina me targa të Shqipërisë, ndaj edhe jeta e tij është në rrezik. Geci bën me dije gjithashtu se për një gjë të tillë ka njoftuar edhe Policinë  e Kosovës.

Shqetësimin e tij ish-deputeti e ndan edhe në rrjetin social ‘Facebook’. Ai  shkruan se është informuar nga disa  shokë se ‘vetura me targa nga Shqipëria po shëtisin në Drenicë ndaj edhe jeta e tij mund të jetë në rrezik’.

“Menjëherë vëllau ynë ka shkuar deri në Drenas dhe ai shoki i kishte thënë Ganiut që të ketë kujdes se disa automjete me targa nga Shqipëria po shëtisin nëpër Drenicë dhe ka informacione okulare se edhe mund ta ketë jetën në rrezik.

Menjëherë vëllau ynë ka thirrur Policinë e Departamentit të Krimeve te Rënda në Prishtinë dhe me udhëzim të tyre rastin e ka raportuar në stacionin më te afërm Policor në Drenas, dhe besoj që organet kompetente do ta trajtojnë rastin me seriozitet te lartë dhe me ndjeshmëri”, shkruan Geci.

Më tutje, ai shprehet edhe se dy polic hetues në Prishtinë kanë pasur të njëjtin informacion dhe se dikush mund të jetë duke përgatitur ndonjë atentat për të.

“Dy policë hetues të krimeve të renda ne Prishtin kanë poseduar afërsisht informata te ngjajshme dhe kanë hetuar se dikush po ashtu nga Shqipëria janë duke përgatitur një atentat kundër vëllaut tonë Ganiut.

Policia në Drenas e ka pyetur vëllaun tonë se mos rastësisht ka pasur ndonjë kërcënim direkt? Ganiu iu ka përgjiigjur se nuk ka pasur asnjëherë kërcënime direkte sepse kërcënimet direkte përpos që i ndajmë me policin u kthejm në formën e njejtë duke e mbrojtur gjithëherë vetën me aq fuqi sa kemi.

Vëllai ynë Gani Geci ka dhënë një deklaratë në Stacioni Policor në Drenas dhe nën përcjelljen e Policisë është kthyer në Skënderaj”, thotë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb