Ish-deputet dhe kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi është paraqitur në SPAK paraditen e së hënës.

Në një prononcim për mediat pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Gjuzi nuk bëri të ditur arsyen se pse ishte thirrur, ndërsa theksoi se bëhej fjalë për një çështje për të cilën ai ishte paditur. Ai shtoi se me rëndësi është që shteti i së drejtës funksionon.

“Nuk mund të flas për çfarë u thirra. Kam pritur 2700 njerëz kur isha deputet. E rëndësishme është që shteti i së drejtës funksionon”, tha Gjuzi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: