TIRANË

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar sërish për rastin e 26 vjeçarit, Armando Gecaj, i cili po merr mjekim me pranga në duar. Ai apelon edhe si mjek, që bluzat e bardha të refuzojnë në mënyrë kategorike trajtimin e tij mjekësor, ndërsa përgëzon qëndrimin e mbajtur nga Institucioni i Avokatit të Popullit.

“KOLEGE, REFUZONI TRAJTIMIN E PACIENTEVE TE PRANGOSUR! Si mjek por edhe si qytetar, vlerësoj reagimin e Avokatit të Popullit për rastin e 26 vjecarit, Armando Gecaj, që I dhunuar barbarisht nga policia, me shenja të dukshme në trup, ishte prangosur në krevat, ndërsa duhej të merrte mjekimin, edhe pse nuk kishte urdhër arresti ndaj tij, si të ishte kriminel, nga uniforma blu të verbuara nga presioni I PUSHT-etit, e duke I vënë shkelmin ligjit.

Kam një apel si mjek për të gjithë kolegët: refuzoni trajtimin e pacientëve të prangosur në krevat, si 26 vjecari mbrëmjen e kaluar! Nuk mundet që verbëria politike të na diktojë misionin tonë fisnik, qoftë edhe kur vjen me uniformë apo me pushtet!

Refuzoni me zë të lartë, e jo nën zë, njelloj si refuzuat mbrëmjen e kaluar, drejtues militant të policisë, që ju kerkuan të fashonit pa arsye koken e ndonjerit prej policëve te sjellë në urgjencë, në mënyrë që kur të vinte ministri Lleshaj me kamera, gjendja të dukej e rëndë!!!!

Eshtë e turpshme dhe c’njerëzore! Nëse PUSHT-eti është cmendur deri në këtë masë, sic e konstatoni edhe vetë kur ju jepen urdhëra të tillë, ne të dashur kolegë, duhet ti ruajme dinjitetin profesionit tonë fisnik. C’ka mund të bëjmë është të refuzojmë me forcë, e ti ofrojme mjekim për stabilizimin e shëndetit mendor, atyre që inskenojnë skenarë të tillë për fasadën e PUSHT-etit”,  shkruan ai.

Ish-deputeti ka qenë sot në spital ku ka parë nga afër protestuesit e plagosur gjatë protestës së djeshme të opozitës.Në pamje shihet një protestues me hematoma të shumta në trup, në bark, në shpinë ndërsa Spahia, mjek me profesion iu kërkon informacion për gjendjen e tyre. Protestuesi, një 26-vjeçar është i arrestuar nga policia, teksa dhe në spital është më pranga i lidhur pas krevatit.

“Dhunë e terror barbar ndaj protestuesve. Policia e kthyer në vegël qorre të një regjimi kriminal të shkërmoqur de facto tashmë. Ky është Armando Gecaj, 26 vjeç, i lidhur me pranga, ndërsa ka kontuzione, edema dhe hematoma të shkaktuara nga dhuna shtazarake e disa njerëzve të veshur me uniformë që zbatojnë urdhra partiak të eprorëve të tyre të inkriminuar deri në fyt, Lleshi e Rama. #DhunëQorreMilitante#PoliciEKeqperdorur”, shkroi më parë Spahia.

Spahia Fb
Spahia Fb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb