Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, shkruan në ‘Facebook’ se Ministria e Brendshme është kthyer në folenë e Sigurimit të Shtetit.

Teksa publikon një foto, Balliut thekson se ministri Sandër Lleshaj ndodhej sot në krah të një tjetër sigurimsi, që është prefekti i Korçës me pseudonimin “Studiuesi”.

“Ministria e Brendshme është kthyer në folenë e Sigurimit të Shtetit. Vetë Lleshaj duke mbrojtur bashkëpunëtorin “Filtra” dhe oficerin e Sigurimit Loka, ndodhej sot në krah të një tjetër sigurimsi që është prefekti i Korçës me pseudonimin “Studiuesi”.

Muaj më parë, Lleshaj është njoftuar me shkresë zyrtare për këtë fakt nga autoritetet përgjegjëse, por ngaqë e ka shok ushtrie Dhorin, pëlqeu të heshtë më mirë.

Për Lleshajn është normale që anëtarët e një organizatë politike kriminale si Sigurimi, që vrau e preu shqiptarët, të vijojnë në kushte të tjera, të vrasin e presin me qëllim vendosjen dhe përsosjen e diktaturës së Ramës”, shkruan Balliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb