Ish-deputeti demokrat, Luçiano Boçi, publikon disa foto në faqen e tij të ‘Facebook’, që sipas tij, janë shkrepur në një qendër të tërheqjes së ndihmës ekonomike, dhe që tregojnë një grumbull njerëzish, që nuk ruajnë distancën nga koronavirusi.

Duke iu referuar këtyre fotove, ish-deputeti thekson se ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu,” iu kërkon nxënësve të mbajnë distancën 1.5 m, sikur ky të ishte çelësi magjik në shkollat tona pa standarte shëndetësore minimale e të degraduara fizikisht”.

Mesazhi i Manastirliut:

SPOTE NË VEND TË INVESTIMEVE
Mbani distancën 1.5 m orienton Manastirliu nxënësit, sikur ky të ishtë çelësi magjik në shkollat tona pa standarte shëndetësore minimale e të degraduara fizikisht. Maska është trendi, kërcen nga ana tjetër Shahini. Meqenëse investojnë zero lekë për arsimin dhe sigurinë ndaj covid-19, i mbushin mendjen njerëzve me spote.

Por shihni çfarë ndodh me prindërit e nxënësve realisht, në një qendër të tërheqjes së ndihmës ekonomike dhe që ministreshat nuk e shohin. Denoncimi vjen nga Komunë Qendër në Librazhd. Në një temperaturë 40 gradë dhe të ngjeshur pa asnjë distancë dhe shumica pa maska, njerëzit detyrohen të torturohen duke rrezikuar çdo gjë, për të tërhequr lëmoshën 3 mijë lekëshe të Ramës. Me siguri nuk kanë parë spotet e “gocave” të Ramës!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb