Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari, akuzon qeverinë se ka shkatërruar bujqësinë.

Braimllari publikon disa foto në “facebook”, ku shkruan se fermerët pasi kanë investuar për të mbjellë dynyme të tëra me mollë, sot i presin, pasi nuk kanë mbështetje nga politikat korruptive të Edi Ramës.

Mesazhi i Braimllarit:

Korça shembulli me i qarte sesi “Rilindja”shkaterroi bujqesine!

Fermeret pasi kane investuar per te mbjelle dynyme te tera me molle dhe sot po i presin sepse nuk kane mbeshtetje nga politikat korruptive te Edi Rames.

Nje 1 rrenje molle, sot e ka koston 15 mije leke te reja qe do te thote qe ne qofte se nje rrenje molle prodhon 60 kg, koston e ka 250 leke te vjetra, 1 KG molle sot shitet 180 leke te vjetra.

Pra fermeri nuk mbulon as koston.

Politikat pro oligarkeve, po sjellin shkaterrimin, falimentim e djerses dhe mundit te te gjithe fermereve shqiptare.

I bej thirrje qeverise, te marre masa te menjehershme dhe te nderhyje urgjentisht per te shmangur shkaterrimin perfundimtar te fermereve shqiptare.

T’ i lere oligarket dhe te fokusohet tek njerezit e punes.

#Shqiperia_shtepia_juaj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb