Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari, komenton lëvizjet e fundit të kryeministrit Edi Rama për të caktuar drejtuesit politikë në qarqe, ku mes të tjerash u vu re mungesa e emrit të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Sipas ish-deputetit, Rama e përdori gjeneralin për të helmuar e dhunuar qytetarët dhe sot e hoqi nga delegimi i Qarkut të Lezhës.

“E perdori Gjeneralin pa grada Lleshaj, per te helmuar qytetaret ne protesta paqesore, per te dhunuar qytetaret e pafajshem, per te dhunuar femij dhe te moshur sepse ne ate kohe i thoshte: beje kete se do te promovoj ne parti. Sot e hoqi dhe nga delegimi i qarkut Lezhe. Gjeneral pa grada dhe ne parti.?”, shkruan Braimllari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb