TIRANE

Ish-deputeteti i PD-së, Endri Hasa është ndalur gjerë e gjatë te vizita e kryeministrit Edi Rama në Elbasan. Përmes një postimi në “Facebook”, ai shkruan se kryeministri Rama tregoi në Elbasan që është një kryeministër ilegjitim dhe frikacak që jo vetëm lëviz me antiplumb, por i rrethuar edhe me qindra force policie.

Hasa, shton në shkrimin e tij se alternative e kryeministrit Rama është dhuna dhe i vetmi projekt që disponon është ai i forcimi i bandave kriminale.
“Edi Rama tregoi sot ne Elbasan se çfare eshte ne te vertete, nje kryeminister ilegjitim dhe frikacak, qe leviz neper rruget e vendit me antiplumb, i rrethuar nga qindra forca policore me dhe pa skafandra. Nje kryeminister qe sillet si pushtues, i braktisur nga qytetaret e Elbasanit, i pafuqishem per te ndalur vullnetin e qytetareve per zgjedhje te lira e te ndershme.

Alternativa e tij e vetme eshte dhuna kunder qytetareve dhe sulmi kunder PD. Edi Rama nuk ka asnje projekt per zhvillimin e Elbasanit, nuk ka asnje projekt per hapjen e vendeve te punes me Elbasan, nuk ka asnje projekt per ndertimin e shkollave te reja ne Elbasan apo permiresimin e cilesise se mesimit.

Projekti i tij i vetem eshte te forcoje bandat e veta, t’i perdore per te blere voten e qytetareve, te ndaje me to pasurite e Elbasanit dhe te Shqiperise. Ndersa, per policet mjerane, qe sillen si bandite per t’i hapur rrugen autobuseve me mbushesit e karrigeve te Edi Rames, kam nje mesazh: Do te mbani shume shpejt pergjegjesi. Qytetaret nuk i harrojne dhunuesit e tyre!”-shkruan Hasa në Facebook.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb