Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj, sulmon kryeministrin Edi Rama, teksa shkruan në “facebook” se “BERZH do bëjë rrugën Vlorë-Orikum me një kosto prej rreht 600 mijë europër km, ndërsa kryeministri do bëjë me PPP vazhdimin e rrugës Orikum-Dukat, me një kosto prej 5 milionë euro për km.

Mesazhi i Shehajt:

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do bëjë rrugën Vlorë-Orikum me një kosto prej rreth 600.000 euro për km, ndërkohë që Edi Rama do bëjë me PPP vazhdimin e rrugës, Orikum-Dukat, me një kosto prej 5 milionë euro për km.

EBRD ka miratuar një hua për Shqipërinë për rehabilitimin e tre segmenteve rrugore kombetare me gjatësi totale 70,7 km me kosto totale rreth 45 milionë euro, pra me rreth 600 mijë euro për km dhe me standarde europiane. Pjesë e projekti është edhe rehabilitimi i rrugës Vlorë-Orikum 10.6 km e gjatë.

Vazhdimin e kësaj rruge Orikum-Dukat Prej 14 km Edi Rama e ka dhënë për ta bërë me koncesion për 70 mln euro, pra me një kosto prej 5 milionë euro për km.

Nëse edhe tenderi i rrugës Orikum-Dukat do ishte bërë nga EBRD dhe jo nga Rama, rruga do kushtonte vetëm 8 milionë e 400 mijë euro dhe jo 70 milionë euro.

Secili mund ta mendojë vetë se ku shkojnë diferenca prej pothuajse 62 milionë euro. Përgjigja më e mundshme është: në xhepat e Edi Ramës dhe oligarkëve që Rama u ka dhënë koncesiomin.

Korrupsioni në Shqipëri nuk bëhet nga zyrtarë dhe pushtetarë të rangut të dytë. Këto raste flagrante vjedhjeje tregojnë qartazi që vetë Rama është i korruptuar.

Nëpërmjet plaçkitjes së Shqipërisë nga një grup njerëzish, pushtetarë dhe oligarkë po pasurohen në kurriz të shumicës së varfër.

Ndëshkimi i të korruptuarve është i vetmi shans që kemi për ti rikthyer shqiptarëve shpresën për një të ardhme më të mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb