Ish-deputeti i PD Luciano Boçi ka publikuar në rrjetet sociale rastin e sadijes në Durrës, drmaën e një nëne me fëmijë paraplegjik, për të cilën ai thotë se është e braktisur dhe pa asnjë ndihmë.

Boçi thekson se rasti dramatik i Sadije Kajës në zonën e plazhit, i kalon kufijtë e fantazisë, ndërsa jep detaje nga rasti i rëndë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i Luciano Boçit:

COPËZA DRAME

Rasti dramatik i Sadije Kajës në zonën e plazhit, i kalon kufijtë e fantazisë.

Me bashkëshortin e larguar nga kjo jetë vite me parë dhe me djalin paraplegjik, ajo nuk di tashmë ku të fusë kokën.

Tërmeti e ka nxjerrë jashtë shtëpisë së blerë me borxhe, në një prej pallateve të dëmtuara rëndë në zonën e plazhit, e askush nga pushteti nuk i ka ofruar zgjidhje.

Mes lotësh tregon dramën e vet dhe foton e të birit, i cili ka nevojë për ambient të dedikuar e kujdes permanent.

Sadija kërkon që gjendja e saj të bëhet publike, me shpresë që shteti i kalbur i Ramës të vihet në lëvizje.

Ndërkohë afër saj, deputeti i PS Sadri Abazi i patrazuar, hiqte katet shtesë të Hotelit luksoz për të fshehur krimin ndërtimor.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb