Ish-deputetja e LSI, Erisa Xhixho vë gishtin tek Rama sa i përket 15 kushteve të vendosura nga BE për negociatat e Shqipërisë.

Për Xhixhon asnjë kusht nuk është plotësohet dhe fajtor nuk është Europa, por vetëm Rilindja. Xhixho thekson se largimi i Rilindjes është zgjidhja e vetme për Shqipërinë dhe integrimin europian.

 

STATUSI NGA ERISA XHIXHO

Rama qesharak në përseritjen e vet ku merr pozicionin e viktimës dhe shpall fajtorin.

Por një fajtor ka për mospërmbushjen e 15 kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian dhe ky është Edi Rama.

Tashmë vendet europiane e kanë të qartë se kush minoj marrëveshjen e 5 Qershorit për reformën zgjedhore duke na larguar prej konsesusit dhe gjithpërfshirjes të kërkuar prej tyre si kushti nr.1 për hapjen e negociatave.

Se kush është fajtori që e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë të Lartë.

Se kush propozoj ligjin e ashtuquajtur “anti-shpifje” si i vetmi në llojin e vet në vendet demokratike që do të mbylli çdo zë kundra .

Nga 15 kushte asnjë i plotësuar ky është rezultati sot dhe për këtë fajtor nuk është Europa por vetëm sekti i rilindjes.

Jo vetëm nuk ka përmbushje të kushteve por kthim pas nga lëvizje e lirë e qytetarëve tek rikthimi i regjimit të vizave me të ashtuquajtur vizë elektrinike me pagesë ( ETIAS). Proçedurë vetëm për Shqipërinë e jo për vendet e tjera të rajonit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb