Ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka marrë pjesë në marshimin paqësor ditën e sotme për vrasjen e Klodian Rashës.

Kërpaçi thotë se sot nuk vjen për politikë në këtë marshim, por si qytetare dhe e re. Ajo thekson se në Shqipëri nuk ka siguri për jetën, teksa dje ishte Klodian Rasha, kurse sot mund e nesër mund të jetë kushdo tjetër i ri.

‘’Unë jam moshatare me të.Mendoj që të gjithë ne që jemi bashkuar nuk jemi për politikë, jemi për marshim paqësor si qytetare. Vij si e re, në këtë marshim paqësor. Ajo që i ndodhi Klodianit mund t’i kishte ndodhur kujtdo, dje ishte Klodiani, sot unë, nesër vëllai e motra ime. Nuk ka siguri për jetën, për të ardhmen, dhe nga momenti në moment mund të vritesh nga shteti.’’- tha Kërpaçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb