Ish-deputetja e LSI-së Erisa Xhixho ka qenë sot në një familje në Shkozë, në njësinë bashkiake numër 1. Ajo thotë se varfëria dhe kushtet e vështira ekonomike janë problemi kryesor i tre pjesëtarëve të kësaj familje që duhet të sigurojnë të ardhurat nëpërmjet punës në fasoneri.

Xhixho thekson se vetëm me rigjallërimin e ekonomisë dhe funksionimin e shtetit në shërbim të qytetarëve do mund ta bëjmë Shqipërinë sërish shtëpinë Shqiptarëve.

“Sot na priti në shtëpinë e tij të vogël por me dashuri të madhe Noel Molla ? në Shkozë tek njësia bashkiake nr.1 në Tiranë.
Ndjeva ngrohtësinë e mikpritjes së njerëzve bujar e dashamirës si gjysh Shabani dhe nënë Dianeta të cilët ndanë me mua shqetësimin e legalizimeve që nga vitet 2000, duke pasur merakun e strehëzës që kanë ndërtuar me mund e sakrificë.
Varfëria dhe kushtet e vështira ekonomike janë problemi kryesor i Artit, Erjonit dhe Teutës të cilët duhet të sigurojnë të ardhurat për familjet e tyre nëpërmjet punës që bëjnë në një fasoneri. Rroga që marrin është e pamjaftueshme për të përballuar kostot e jetesës.
Çdo fjalë e tyre është përjetim i shumë familjeve shqiptare. Vetëm me fuqinë e votës në 25 prill kemi mundësi të ndryshojmë këtë realitet kaq të pashpresë, pasi vetëm me rigjallërimin e ekonomisë dhe funksionimin e shtetit në shërbim të qytetarëve e jo të oligarkëve do mund ta bëjmë Shqipërinë sërish shtëpinë Shqiptarëve!??”, shkruan Xhixho.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb