TIRANË

Ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi akuzon kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor të emigracionit të lartë në vend. Duke iu referuar shifrave të INSTAT, Çupi tha se vetëm gjatë vitit 2019 janë̈ larguar nga vendi rreth 44 mijë persona, duke shënuar kështu nivelin më të lartë që nga viti 2014.

Ajo theksoi se duhet të largohet Edi Rama si shkaktari i kësaj braktisjeje.

POSTIMI I PLOTË
Shqipëria drejt zbrazjes, qeveria bën shoë teatral me suksese imagjinare.
Ikin më shumë, kthehen më pak, në 2019-ën emigracioni arrin nivelin më të lartë të dekadës së fundit. Vetë institucionet zyrtare të Shqipërisë̈ pranojnë̈ largimin masiv të shqiptarëve. Sipas të dhënave të INSTAT, vetëm gjatë vitit 2019 janë̈ larguar nga vendi rreth 44 mijë persona, duke shënuar kështu nivelin më të lartë që nga 2014-a, duke vrarë shpresën për të jetuar normalisht në vendin e tyre.
Kjo qeveri po i largon dëshpërimisht shqiptarët nga vendi, dhe po i detyron ata të mos e kthejnë̈ më kokën pas nga vendlindja. Me mijëra ikin e shumë pak kthehen. Sipas të dhënave të INSTAT, janë̈ kthyer 20.7 mijë emigrantë, që është̈ niveli më i ulët që nga viti 2010. Kjo qeveri premtimin për 300 mijë vende pune po e mban, por për t’i punësuar shqiptarët larg vendit dhe duke i detyruar ata që të marrin arratinë̈. Edhe ata që mendohet se kishin mundësi jetese normale përmes gjenerimit të biznesit të vogël, në mënyrë̈ drastike me mijëra prej tyre po ulin qepenat.
Që prej vitit 2016 konstatohet një̈ rritje e tendencës për të ikur nga vendi, duke rikthyer një̈ valë të dytë emigracioni në vend, ndonëse në nivele më të ulëta në raport me periudhën 1990-2000.
Është̈ koha që të largohet Edi Rama si shkaktari i kësaj braktisje dhe jo të largohen shqiptarët nga vendi i tyre.

Cupi Fb
Cupi Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb