Ish-deputetja e PD, Oriola Pampuri ka publikuar një video teksa shkruan se në mesnatë 13 ambulanca me pacientë me COVID-19 ishin rreshtuar tek Infektivi në pritje.

Ajo thotë se kjo situatë është krijuar pres dështimit të Edi Ramës dhe njerëzit përfundojnë në spital edhe sepse Instituti i Shëndetit Publik nuk e bën detyrën.

Pampuri thekson se qeveria Rama teston pak, vonon përgjigjen për 10 ditë dhe nuk teston për të ndërprerë zinxhirin e infektimeve kurse qytetarët harxhojnë të paktën 100 mijë lekë për tampon dhe nuk rimbursohen. Për Pampurin kjo gjendje mund të ndryshojë me votë më 25 prill.

 

STATUSI NGA ORIOLA PAMPURI

13 ambulanca prisnin në radhë mesnatën e sotme tek infektivi. Sirenat e tyre janë alarm i dështimit të Edi Ramës me pandeminë. Njerëzit përfundojnë në spital, edhe sepse Instituti i Shëndetit Publik nuk e bën detyrën e vet.

  • Teston shumë pak.
  • Vonon përgjigjen deri në 10 ditë.
  • Nuk teston për të ndërprerë zinxhirin e infektimeve.

Menaxhimi i keq, vjedhja edhe në situatë pandemie, na ka sjellë në këtë gjendje , ku njerezit harxhojnë të paktën 100 mijë lekë për një test dhe nuk marrin asnjë rimbursim, vetëm sepse Edi Rama është i paaftë të qeverisë.

Shqiptarët nuk duhet të paguajnë më dështimet e kësaj qeverie dhe të këtij kryeministri. Duhet ta ndryshojmë këtë gjendje me votë në 25 Prill.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb