Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri na ka njohur për herë të parë djalin e saj.

Pampuri tregon se i biri është bërë gati për mbrëmjen e minimaturës, edhe pse në kushte jo të zakonshme për shkak të Covid-19.

“Gati per takimin e minimatures (edhe pse ne kushte jo te zakonshme per shkak te Covid 19.)

Sa shpejt ikin vitet, dhe kupton nje gje thelbesore, qe dashuria per femijet behet gjithnje e me e madhe, e bashke me te krenaria, motivimi dhe vetebesimi. Dy foto, me nje diference kohore thuajse 15 vite, dhe me duket sikur ishte dje. Sot kuptojme qe lodhja, netet pa gjume per femijet sfumohen perballe dashurise se madhe qe te ofrojne. Ndjehem e permbushur, dhe e bekuar. Endi kaloi fazen me te rendesishme te jetes, ate ku formesohen bazat e personalitetit. Tani jemi gati per sfida te reja, jemi gati te hedhim hapa e te leme gjurme, e ne prinderit te ndjehemi krenare”, shkruan Pampuri në Facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb