Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ka sugjeruar që projekti për teatrin e ri që investohet në shëndetësi dhe arsim. Sipas demokrates, 36 milionë euro do shërbenin për testime masive periodike për mësuesit, për maska dhe dezinfektantë dhe për infrastrukturën shkollore.

REAGIMI I VOKSHIT
36 milionë euro që kanë ndërmend të zhvasin për projektin e ri të #teatrit me #kulla, do të stërmjaftonin:
– për testime masive periodike për mësuesit;
– për maska e dezinfektantë për mësues e nxënës;
– për infrastrukturë shkollore me standarte me kushte të përshtatshme higjeno sanitare, me ujë të rrjedhshëm;
– për plarforma për mësimin në distancë;
– për tableta e internet falas për cdo mësues e nxenës;
– për mbulimin e shpenzimeve për kurim për mësuesit;
– shpërblim dinjitoz për punën e tyre me aq përkushtim edhe në kushtet aq të vështira të pandemisë së COVID19.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb