Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi deklaroi se në 4 muaj qeveria iu ka shpërndarë shqiptarëve nga 10 euro për të përballuar krizën.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Çupi tha se për kryeministrin Edi Rama ka rëndësi që pronarët e jahteve të blejnë naftë me çmim më të lirë se qytetarët. Ndër të tjera demokratja pohoi se teksa qytetarët janë në vështirësi për të siguruar bukën e gojës, duke shtuar se; ‘Ramavirusi është e keqja e këtij vendi’.

MESAZHI I ÇUPIT
Realiteti i vështirë për të siguruar bukën e gojës dhe propaganda e Edi Ramës ndryshojnë si dita me natën. Për Edi Ramën ka rëndësi që pronarët e jahteve të blejnë naftë me çmim më të lirë se qytetarët. Ata që kërkojnë të drejtën, që kërkojnë punë të ndershme për t’u ushqyer, gjobiten pa mëshirë dhe injorohen nga qeveria e varfërisë. Në 4 muaj, u ka shpërndarë shqiptarëve nga 10 euro për të përballuar krizën. Ramavirusi është e keqja e këtij vendi.?
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb