Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka sulmuar kryeministrin Edi Rama ndërsa theksoi se në këto 8 vite qeverisje solli mjerim. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Pampuri theksoi se Rama është i shkëputur nga realitetit dhe se nuk do t’ja dijë për familjet që janë ende në çadra, pasi shtëpitë e tyre u shembën nga tërmeti.

REAGIMI I PAMPURIT
Edi Rama kujdeset vetëm për Edi Ramën. Ai është kaq i shkëputur nga realiteti, sa nuk do t’ia dijë që me mijëra familje janë në çadra, mijëra të tjerë nuk kanë ushqim për fëmijët dhe mijëra e mijëra prindër e të rinj janë të papunë.

Këtë ka bërë për 8 vjet. Edi Rama është dështim. Për të kanë rëndësi intrigat e pushtetit jo vendimet që u shërbejnë njerëzve.

Shikojeni videon! ?

Aty është e vërteta, kontrasti mes njerëzve të zakonshëm në hall dhe jeta luksoze e kryeministrit që i kanë mbetur edhe 107 ditë nga largimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: