Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi deklaroi se vendi ka nevojë për zgjedhje të parakohshme, ndërsa theksoi se ky është një nga kushtet e opozitës.

Teksa ishte e fituar në emisionin ‘Real Story’ në ‘New24’ Çupi tha se PD-ja nuk ka ndryshuar qëndrim, duke shtuar se zgjedhjet e parakohshme janë në të mirë të zgjidhjes së krizës.

“PD nuk ka asnjë e kompleks. Tek sistemi aktualit ka ndërhyrë një virus i jashtëm, që ka qenë ndërhyrja e krimit, që ka sjellë krizën që është sot. Krizën nuk e zgjidh ky sistem. Nëse ne jemi futur pa besimin që s’do sjellim zgjedhje të lira, kjo është e kot. Ne jemi të vendosur që të vijojmë. Vendi ka nevojë për zgjedhje. Nuk duhet të presin vendi deri në 2022. Këtë e thonë ndërkombëtarët, qytetarët, opozita. Zgjedhje e lira, janë kusht i opozitës. Kjo nuk është vetëm për të mirën e opozitës, që përfaqësojë votën e shumicën së shqiptarëve, zgjedhjet janë për zgjidhjen e kësaj krize. Ne besoj se me propozimet tona do ndalojmë që kjo qeverisje të ndërhyjë në votime. Shumë herët të them që me do të pranojmë rezultatin e zgjedhjeve. Do pranojmë atë kur reforma jonë të miratohet.”, tha Çupi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb