Ish-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ky i fundit po bën propagandë, që sipas saj po ia rrëzojnë dëshmitë e qytetarëve.

Teksa ka publikuar një video në ‘Facebook’ Pampuri thekson se shumë qytetarë tregojnë se janë të braktisur për shkak të situatës me COVID.

“Dëshmitë e qytetarëve rrëzojnë propagandën e shëmtuar të qeverisë. Shumë të moshuar janë braktisur pa asnjë ndihmë. Pa ushqime, pa ilaçe ata janë pasqyra e vërtetë e qeverisjes së Edi Ramës. Problemet e qytetarëve nuk zgjidhen me teatrin e telefonatave të kryeministrit. Njerëzit po e bëjnë sakrificën, prandaj menaxhimi profesional dhe jo show politik është çfarë duan qytetarët nga qeveria. 👇”, shkruan demokratja.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb