Ish-deputetja e PD Lindita Metaliaj ka vizituar banorët në Thumanë të Krujës, të cilët janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Metaliaj shprehet se banorët e Thumanës kanë nevojë për ndihmë, ndërsa theksojnë se shteti po i vret për së dyti.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i Lindita Metaliajt:

Banorët e Thumanës apelojnë për ndihmë!

Shteti po i vret per se dyti!

Krim shteteror pas termetit te 26 nentorit!

Qeveria e paaftë dhe e dështuar tashmë sillet në mënyrë kriminale me qytetarët e saj!

Sot përfaqësues nga Bashkia Krujë u kanë kërkuar banorëve të firmosin për të dalë nga ambientet e hotelit ku strehohen dhe të kërkojnë banesa me qera duke ju ofruar vetem 30 mijë lekë të vjetra për frymë. Kjo sjellje kriminale dëshmon edhe njëherë braktisjen e këtyre banorëve duke tentuar ti hedhin në rrugë, pa mbështetje e përkrahje nga shteti i falimentuar i propagandës dhe i hajdutërise!

Ata nuk pranojnë të nënshkruajnë asgjë,dhe sot ata kane refuzuar edhe drekën.

Dëgjoni dëshmitë e tyre!

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb