Ish-deputetja demokrate, Alban Vokshi, foli në rubrikën “Opinion”, në News24, për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Vokshi tha se është dhunuar nga policia, ashtu si dhe kolegia e saj e LSI, Silva Caka, e cila sipas saj, është dhunuar brenda makinës së policisë, si dhe është fyer me një fjalor banal.

Vokshi tha se shembja e Teatrit e ka trishtuar dhe demoralizuar, por ajo nuk do të dorëzohet.

“Është e pritshme, kam qenë bashkë me shumë qytetarë në dhjetëra-qindra protesta, policia ka ushtruar dhe herë tjetër dhunë ndaj meje. Unë kam qenë dhe do vazhdoj të jem atje, në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve. Jam e trishtuar, e demoralizuar, kam një ngërç në fyt, që s’po mundem ta largoj, por nuk jam e dorëzuar. Dhuna e policisë ndaj meje, është dhuna e po të njëjtës polici që ushtroi ndaj koleges sime Silva Caka, brenda mjetit të policisë. Kam parë shenjat e dhunës, e kanë fyer me fjalorin më banal”, u shpreh Vokshi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb