TIRANË

I ftuar në emisionin “Sport News Plus” të gazetares Daljana Sejdia, në televizionin “News 24”, ish-drejtori i Partizanit dhe Kukësit, Dritan Dervishi u shpreh:

“Futbolli jonë, kultura sportive nuk është gati që të ecim policinë nga stadiumet. Ligji për sportin duhet të ndryshojë. Çfarë do të ketë ndodhur mes një personi dhe tifozëve, nuk justifikohet dhuna që vjen nga jashtë dhe hyn në fushë. Shpresoj të jetë episodi i fundit.

Në qoftë se Partizani është për t’u dënuar do të dënohet nga Komisioni i Disiplinës. Mund të dënohet 3-4 ndeshje pa tifozë dhe me një gjobë. Në qoftë se ne ofrojmë këtë spektakël të shëmtuar, nuk vijnë tifozët në stadium. Duhet të gjejmë gabimet tek të tjerët, nuk shikojmë kulturën e ulët.

Ata tifozët që u futën në fushë, duhet të shoqërohen nga policia dhe nuk duhet ta shohin më derën e stadiumit. Ç’faj kanë ata tifozët e organizuar. Arbitri ishte i paaftë”, u shpreh Dervishi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb