Ahmet Prençi, ish-drejtor i përgjithshëm i Policisë, vjen para publikut me një roman, duke shfaqur një pasion të hershëm si rrugëtimin e tij jashtë uniformave blu. Një histori dashuie dhe një peng rinie, janë boshti i veprës.

Prençi: Letërsia, pasion imi i hershëm

Në qendër të veprës, është inxhinieri Anton Hila, që kthehet në një qytet te vogël për të takuar miq të rinisë.

“Në vepër një dramë njerëzore, ka mesazhe”

Romani i tij i parë, merr shkas nga një ngjarje e vërtetë e një burri që humbi një dashuri dhe jetoi gjatë me atë peng, por linjat paralele, tregojnë shumëçka tjetër.

“Baza ngjarje e vërtetë, ka metamorfozën në dy kohë”

Duket se subjekti ka pritur gjatë për shkak të detyrave që ka mbajtur Prençi.

Prençi: “Anja”, kam dicka nga vetja në libër

Një prokuror i korruptuar dhe i paaftë që i ka ngjitur shkallët e karrierës falë lidhjeve politike,  është një prej linjave të romanit.

“Ka trill letrar që merr shkas nga ajo që po jetojmë”

Kur pyetet pse në roman, ai e shkarkon një kryeprokuror të korruptuar, Prençi, përgjigjet:

“Shkarkimi i të korruptuarit, mesazhi i veprës sime”

Megjithëse sistemi i drejtësisë, gjen pasqyrim në vepër, vetë policia, që dikur ka drejtuar, ka mbetur jashtë.

“Nuk doja te përfshija policinë në roman”

Nje ish drejtues policie që shkruan letërsi, është megjithatë nje lloj takimi i rrallë, por sipas tij, jo i pazakontë, gjë që jep shkak për një mesazh të qartë ndaj aktualitetit.

“Edhe efektivët e Policisë kanë pasione përtej punës”

Romani shërben si shkas për ta vënë Prençin para pyetjeve që kanë të bëjnë me strukturat e policisë dhe temat e ditës, sic qe, deklarata e ministrit  të brendshëm pak ditë më parë në kuvend.

Prençi: Ministri nuk e ka kuptuar rolin e policisë

Prençi: ‘Polic je e polic mbetesh’, nuk mjafton ndjesa

Ai flet për karrierën e Policisë dhe lënien jashtë të profesionistëve

“Policët humbin jetën si Artan Cuku e lihen pa punë”

Për të, fenomeni i kanabisit në vendin tonë, ka marrë përmasa të reja.

“Fenomeni i kanabisit, ku pajtohem me kryeministrin”

“Me 2008 Italia kapte 4 kg, ne 2016, 65 ton”

Pos shifrave dhe rezultateve, Prençi ndalet edhe te roli i policise ne shoqeri.

“Policia? Në demokraci, shërbim, në diktaturë, forcë”

“Policia është keqpërdorur te Unaza e Teatri”

I pyetur se si ju është përgjigjur ai urdhrave të ngjashëm si drejtor, Prençi përgjigjet:

“Nuk jam perballur me urdhra si policia sot”

E ardhmja e tij pas 25 prillit?  Duket se do jete larg policise.

“Me 25 prill kam ditëlindjen, pas saj, do shoh”.  Romani  “Anja” vjen pas poezive te hershme te botura ne rinine e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb