Letra e largimit të Gledis Nanon u komentua në emisionin “Open”, këtë të martë në “News24”. Gjatë bisedës në studio, Eugen Beçi, ish-Drejtues i Krimeve të Rënda tha se letra e Nanos ishte një ftesë për të hetuar për çdo operacion ku ka pasur rrjedhje.

“Duhet hetuar çdo detaj i operacioneve që kanë patur rrjedhje të informacionit. Kemi të bëjmë me një alarm më të madh a mos vallë strukturat  Policisë së Shteti pavarësisht se ndërrohen drejtorët nuk do të luftojnë dot krimin. A do të jenë një këta me Drejtorin e Policisë, duket sikur shumë struktura të policisë janë në drejtim tjetër. Pra objektivat e pritshmërive të Policisë së shtetit a janë të shkruara diku dhe a mund të bëhen publike? Pra të dimë se cilat janë objektivat dhe kush jo”, tha Eugen Beçi.

Akuzat e Gledis Nanos për implikime?

Beçi: Unë e quaj një ftesë për të hetuar proceduralisht dhe për të parë çdo veprim.

Gazetari Bajrami: U bë vite tashmë me operacione të dështuara të Policisë së Shtetit për arrestimin e personave të shumëkërkuar. Ka qenë një periudhë u thuhej se çdo operacion që bëhej niste edhe një hetim

Beçi: Në Prokurorinë e Prokurimeve të rënda ka pasur dy hetime për dekonspirim.

Gazetari Ermal Vija: Të gjitha duhen parë me dyshim. Vetë ministria nuk ka thënë diçka, dhe ne nuk jemi në dijeni se kush kanë qenë pikat që duhet të përmbushte. Për këtë të gjitha ngjarjet kriminale na bëjnë të dyshojnë se mund të kenë lidhje me shkarkimin e tij.

Hajdarmataj: Ishte personi ë i kërkuar sepse Dumani e akuzoi për një vrasje me shumë diku 500 mijë euro. Mund të jetë një nga indiciet sepse dua apo jo ky personash është i implikuar (Ervis Martinaj).

Çfarë lidhje mund të ketë?

Hajdarmataj: Dekonspirime në Policinë e Shtetit ka pasur në të gjitha kohërat, edhe në kohën time më ka ndodhur që polici ka dekonspiruar operacionin. Dhe thënia e zotit Nano, të thuash që kanë dështuar rreth 14 operacione për shkak të dekonspirimit nuk është diçka e mirë. Një drejtues nuk mund ta bëjë këtë publikisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: