Ata janë bashkë prej gati një viti, e duan njëri-tjetrin dhe bëjnë seks pothuajse çdo ditë. Raffaella Fico dhe Piero Neri rrëfehen në TV dhe gjatë “Le Iene” i nënshtrohen një testi dashurie në të cilin premtojnë se do të jenë partnerët e fundit seksual për të dy. “Angazhim i bukur” komenton ai i ndrojtur. Në fund të fundit, showgirl-ja është “kërkuese” edhe në shtrat. “Piero e di që për të qenë me mua duhet bërë çdo ditë”, thote Fico.
Një ndër pyetjet e tjera ishte. Darkë romantike apo seks gjatë gjithë natës? “Seks gjithë natën” u përgjigj me besim Raffaella Fico. Piero Neri shton: “Mund të hamë edhe darkë më parë”. Kur keni bërë dashuri për herë të fundit? “Last night” është përgjigja entuziaste dhe e shpejtë e çiftit në korr. Sa herë e bëni këtë në javë? “Çdo ditë” përgjigjen njëzëri.
Vendi më i çuditshëm ku keni bërë dashuri? “Në shtëpi … thotë Piero, për të shtuar më pas i turpëruar, te dentisti”.