ITALI

Pas përfundimit të historisë së dashurisë me ministin e Brendshëm italian, Matteo Salvini, Elisa Isoardi shfaqet për herë të parë me një tjetër mashkull.

E përditshmja italiane ‘Diva e Donna’ në kopertinën e saj të 13 marsit shfaq fotot e prezantueses gjatë një fundjave në Toskana së bashku më producentin, Alessandro Di Paolo. Isoardi dhe Di Paolo kaluan një fundjave së bashku nga Kortina në Firence. Gjithashtu çifti është fotografuar edhe duke u puthur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kujtojmë që fotot e prezantueses me ministrin e Brendshëm, Salvini bënë bujë të madhe gjatë verës së vitit të kaluar. Në to ata shfaqeshin mjaft të lumtur në krahët e njëri tjetrit. Por përralla e tyre e bukur përfundoi shpejt vetëm disa muaj më vonë në nëntor. Lajmin e dha vetë Elisa me anë të një postimi në Instagram.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb