BRITANI E MADHE

Ish e dashura e Princ Harry, Ellie Goulding pritet që të martohet së shpejti. Sipas “The Sun” këngëtarja e njohur ka ftuar në dasmën e saj pjesëtar nga familja mbretërore si dukeshën Kate dhe Princin William. Gjithashtu është mësuar se në dasmën e Ellie, Princeshë Beatrice dhe Eugenie do të jenë të ftuara nderi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Por çfarë do të ndodhë me Princin Harry dhe Dukeshën Meghan Markle? Nuk dihet ende nëse ata të dy kanë marrë një ftesë, por mesa duket Harry nuk do të jetë i pranishëm në martesën e ish të dashurës së tij shkruan ‘The Sun’ Këngëtarja e njohur do të martohet me Caspar Jopling dhe në dasmë nuk do të mungojnë as personazhet VIP të ftuar si Rita Ora apo Ed Sheeran.

Princ Harry dhe Ellie Goulding qëndruan bashkë të lidhur për dy vite me radhë, derisa i dhanë fund marrëdhënies në vitin 2014. Ata të dy u njohën gjashtë vite më parë në dasmën e Kate dhe William, ku Harry shoqëronte vëllain e tij, ndërsa Goulding ishte e ftuar si këngëtare.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb