Dorina Podrimja, modelja e njohur kosovare i ka thënë ‘PO’ propozimit për martesë futbollistit Florent Hadërgjonaj. Ky lajm sa i bukur dhe surprizues është bërë i ditur nga çifti në rrjetet e tyre sociale.

Në postimin e bërë shihet Hadërgjonaj i cili i mban dorën modeles , ndërsa duket edhe unaza më të cilën ai i ka propozuar.

Gjithashtu nuk kishte se si të mungonte edhe sfondi me shkrimin “Marry me”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kujtojmë që modelja, Dorina Podrimja ka qenë edhe më parë në një romancë. Bëhet fjalë për futbollistin e famshëm, Taulant Xhaka.

Ata i kishin dhënë zemrën dhe shpirtin njëri-tjetrin, madje besën që do të martoheshin, ndërsa Taulant Xhaka kishte bërë tatuazh emrin e saj në trup.

Futbollisti i kishte premtuar modeles se gjatë vitit 2013, nëse fitonte “Miss Zvicra”, do i propozonte për martesë.

“Nëse Dorina fiton Miss-in, unë në skenë do i bëj propozim martese’’, thuhet në intervistën e dhënë nga Xhaka gjatë kohës kur kanë qenë në lidhje me bukuroshen Podrimja.

Ndërkohë, Dorina theksonte: “Ne duam që gjithë jetës të jemi bashkë, flasim hapur për martesën dhe fëmijët’’.

Por, pas tri vitesh shoqëri dhe lidhjes, gjithçka mes tyre përfundoi. E përditshmja zvicerane “Blick”, përmendte në atë kohë si arsye të ndarjes xhelozinë madhe që modelja ka pasur pas famës së Xhakës dhe udhëtimeve të tij të shumta.

Pas ndarjes ai fshiu edhe tatuazhin që i kushtoi ish të dashurës së tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb