Mbretëria e Bashkuar është në zi pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabetë II, por duket se disa persona nuk preferojnë të vajtojnë për të. Njëri prej tyre është dhe ish-sulmuesi i Anglisë, Trevor Sinclair, i cili me anë të një postimi në “Tëitter” ka ndezur një debat me mbështetësit e Mbretëreshës.

Në postimin e tij ai shkruan: “Racizmi u bë i jashtëligjshëm në Angli në vitet 60’ dhe akoma vazhdon të jetë i pranishëm, kështu që përse njerëzit me ngjyrë duhet të vajtojnë”.

Shumë persona komentuan menjëherë duke i dalë kundër ish-sulmuesit të “Tre Luanëve”, duke e cilësuar postimin e tij si diçka që nuk kishte lidhje me Mbretëreshën, ose dhe si diçka që mund të mendohej, por jo të thuhej.

Sinclair

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb