Fatmir Vata, ish-futbollist i kombëtares shqiptare, prej kohësh trajner i ekipit gjerman të FC Gutersloh, i cili militon në kategorinë e 5-të gjermane. Prej disa muajsh skuadra ka mbetur pa financues gjendja ishte tepër serioze pasi rrezikohej falimentimi.
1025072043_a74ad04d98
Falë Vatës që po udhëheq një grup të krijuar për t’i ardhur në ndihmë klubit, tani për tani, kjo situatë e vështirë ekonomike është kaluar.

Megjithëse bëhet fjalë për shuma të vogla duke llogaritur që ajo gjendet në ligat e ulëta të futbollit gjerman, bashkë me asistentin e tij, Mark Hant, si dhe disa shokë të tjerë, ai ka arritur të mbledhë 20 mijë euro për të shlyer disa detyrime dhe për të mbajtur gjallë këtë klub të vogël.

“Rreth 10 mijë euro u hodhën në llogarinë ‘Shpëtoni Gutersloh’ ndërsa pjesa tjetër u përdor për të paguar detyrimet e muajit dhjetor, shpjegoi Vata. Ishte një ndeshje miqësore e organizuar ndaj SC Preusen Mynster, që solli të ardhura të ndjeshme për klubin i cili pak kohë më parë plotësoi formularin e failmentimit.
Fatmir-Vata
“Për momentin na kanë mbetur edhe 1500 euro”, tregoi Vata. “Shpresoj të sigurojmë më shumë, çdo cent që mbledhim shkon për Guntersloh”, shpjegoi ish-futbollisti i kombëtares i cili ishte ai që organizoi edhe miqësoren falë kontakteve që mban me trajnerin e Mynsterit, Beno Mohlman, nën urdhrat e të cilit ka qenë për disa vite gjatë karrierës si futbollist te Arminia Bilefeld.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb