I ftuar në emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”, Ermal Tahiri, ish-lojtari i kombëtares dhe specialist futbolli, ka komentuar paraqitjen e Portugalisë deri më tani.

Tahiri thotë se pavarësisht fitores së sotme dhe ndeshjes kundër Spanjës kampionët e Europës nuk bindin në “Rusi 2018”.

“Pas 3 golave në ndeshjen e parë dhe 1 sot kundër Marokut unë mendoj se Ronaldo tregoi se është i jashtëzakonshme, duke vendosur edhe rekorde historike, por Portugalia si ekip nuk më bind. Si në ndeshjen e parë ashtu edhe në sfidën e sotme.

Me përqindje topi Maroku ishte më lart, ashtu edhe me gjuajtjet në portë. Lojtarët e sulmit nuk më bindën. Presioni i Marokut i mbajti lojtarët e Portugalisë shumë prapa.

Një defekt kishte Maroku, sulmuesit në skuadër nuk dinin të finalizonin. Mund të them që ishin pa fat. Çdo gjë tjetër ishte perfektë, finalizimi ishte 0.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb