Ish-portieri i njohur i skuadrës së futbollit Manchester United, danezi Anders Lindegaard dhe modelja kosovare, Mise Beqiri i kanë dhënë fund martesës së tyre. Çifti njoftoi ndarjen e tyre në një deklaratë të përbashkët, duke theksuar se djali Julian është përparësia e tyre, raporton Hello.

“Për shkak të dallimeve të papajtueshme kemi marrë vendim të vështirë, për të bërë jetë të ndarë”, kanë shkruar ata.

“Kujdesi për djalin tonë mbetet prioritet kryesor për të dy ne”

“Kërkojmë që të respektohet privatësia jonë, pasi kjo është një kohë e vështirë për ne”

“Ne nul do të bëjmë asnjë koment më tej rreth kësaj çështje.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb