Ish-futbollisti i Newcastle në “Premier League”, Cheick Tiote, ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme gjatë stërvitjes me klubin kinez të Beijing Enterprises.
cheick-tiote
30-vjeçari ka qenë duke u stërvitur me shokët e skuadrës kur papritur është rrëzuar në fushë. Lojtari nga Bregu i Fildishtë është transportuar menjëherë në spital, por mjekët nuk kanë arritur të bënin asgjë për babain e tre fëmijëve, raporton “The Sun”.

“Vdekja e futbollistit erdhi si pasojë e një sulmi në zemër”, thuhej në lajmërimin e spitalit.

Lajmin e kanë konfirmuar agjenti i lojtarit si dhe ish shoku i tij tek Newcastle Demba Ba. Demba Ba shkruante në “Twitter”: Shpresoj që ‘Allahu’ të pranojë vëllai im Tiote”. Ndërsa po në të njëjtin rrjet social agjenti shkruante: “Mund t’ju konfirmoi se klienti im Cheick Tiote fatkeqësisht sot ndërroi jetë”.

Tiote e nisi karrierën profesionale tek Anderlect në Belgjikë dhe më pas në 2008 u ble nga Twente. Pas dy vitesh u transferuar në “Premier League” tek Newcastle për shifrën e 3.5 mln sterlinave ku shpejt u bë edhe një nga futbollistët e preferuar.
2678256.main_image
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb