Këtë të shtunë do të marrë jetë turneu i parë memorial “Lorenzo Çela”, një aktivitet i futbollit në kujtim të djaloshit shqiptar, Lorenzo Çela, i ndarë nga jeta në një aksident tragjik në vitin 2024. Turneu do të zhvillohet në qendrën sportive “Maraviglia-Durighello” në Desenzano të Italisë, një aktivitet ku do të marrin pjesë të rinj të datëlindjes 2011 dhe 2012.
Këtë të shtunë dhe të dielë më datat 24 dhe 25 maj do të zhvillohet faza e para e kualifikueseve, e rezervuar për skuadrat amatore, ndërsa në fundjavën mes 31 majit dhe 2 qershorit do të mbahet faza finale me skuadra profesioniste, ku do të kualifikohen fitueset e dy grupeve si dhe ekipi i dytë më mirë.
Një aktivitet përkujtimor dhe me qëllim bamirësie, ku të ardhurat e mbledhura do të shkojnë për spitalin onkologjik në Breshia dhe në Tiranë. Të gjithë personat që dëshirojnë të kontribuojnë mund të kontaktojnë në adresën e “e-mail”-it: “[email protected]”, ose të kontaktojnë në numrin +39 3491610730.