TIRANE – Admir Thanza, ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza është thirrur në prokurori për t’u marrë në pyetje. Thanza u shkarkua nga detyra në korrik nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi nuk e kishte deklaruar një dënim të marrë në Itali në 1999.

Admir Thanza ishte dënuar në Itali me 40 ditë burg për vjedhje në bashkëpunim në vitinn 1999. Thanza nuk e kishte deklaruar në formular këtë dënim, por për rastin, përpara anëtarëve të KPK-së tha se vjedhjen e kishte kryer kunata e tij, por ai e mori përsipër për të ndihmuar nipin e tij të sëmurë që po kurohej në Itali, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lidhur me këtë rast prokuroria shqiptare i dërgoi një letërporosi shtetit fqinj për të mësuar detajet mbi vjedhjen që u dënua Thanza si dhe rrethanat në të cilat u krye vepra penale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb