SHBA

Ish-bashkëshortja e Jeff Bezos, MacKenzie Scott ka dhuruar 2,7 miliardë dollarë për bamirësi. Paratë e dhuruara kanë shkuar në 286 organizata, nga ato jo fitimprurëse në sektorin e artit tek grupet e angazhuara për diskriminim anti-racor njoftoi MacKenzie me bashkëshortin aktual Dan JeWett.

Pasuria e çiftit është rritur falë rritjes së vlerës së aksioneve të Amazon, nga të cilat MacKenzie Scott zotëron 4%.

Por kjo nuk është hera e parë që ish-bashkëshortja e krijuesit të Amzon bën bamirësi duke dhuruar miliarda dollarë. Vetëm gjatë vitin 2020 ajo i dhuroi afërsisht 6 miliardë dollarë 500 oraganizatave.

Scott është personi i 18-të më i pasur në botë, pasi pasuria e saj u rrit për 23.6 miliardë dollarë sivjet, për të arritur një total prej 60.7 miliardë dollarësh. Shumica e pasurisë vjen nga Bezosi që është personi më i pasur në botë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb