Ish bashkeshoprtja e mesfushorit Blerim Xhemaili është “zbërthyer” në një intervistë për “La Capitane”, duke treguar gjithçka për botën e njerëzve të famshëm të futbollit.

Erjona Sulejmani tregon arsyen përse njerëzit e pasur tradhëtojnë: “Sa më shumë që meshkujt të jenë të pasur, aq më shumë tradhtojnë. Përse? Jetojmë në një shoqëri në të cilën ku janë paratë janë edhe femrat e bukura, që u shtrihen në këmbë futbollistëve dhe është shumë e vështirë që ata të rezistojnë.

Ka edhe futbollistë seriozë që zgjedhin familjen, por kam njohur edhe futbollistë për të cilët familja është vetë një opsion”, tregon ish-bashkëshortja e Xhemailit, që vetëm një muaj më parë zyrtarizoi divorcin me ish-futbollistin e Napolit e Bolonjës.

“Por faji është edhe i grave”, tregon më tej Erjona. “Shumë herë ato lidhen apo martohen me futbollistë të njohur, thjesht dhe vetëm që edhe ato të bëhen të famshme. Shumë prej tyre jetojnë në Milano, që tani është padyshim qyteti i eskortave”, përfundoi rrëfimin e saj Erjona Sulejmani.

Erjona u përgjigj se e ka shfrytëzuar emrin e futbollistit për famë, por unë në publik u prezantova si Erjona Sulejmani, por si grua e martuar që isha kisha të drejtën të përdorja edhe Xhemailin”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: