Lindi si një histori dashurie mes dy të rinjve që sfiduan këdo për të qenë bashkë, por gjithçka zgjati 6 vjet. Nga kjo histori dashurie erdhi në jetë një fëmijë sot 9 vjeç i cili endet mes 2 prindërve të divorcuar dhe për shkak të kësaj marrëdhënie sot është dhe pa shkollë.

Në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 ka qenë sot 34-vjeçari, babai i fëmijës i cili pavarësisht se e ka fituar edhe me gjykatë sot është ndarë nga i biri dhe pengohet me dhunë për ta takuar. Për të rifituar djalin i duhet të rinisë sërish një proces gjyqësor, tashmë në Itali, ku jeton së fundmi.

“Kam pasur lidhje shumë të fortë me djalin. Madje ai nuk takonte nënën.

Me nënën e djalit u njoha në 2009 dhe vitet e para ishte një marrëdhënie shumë e mirë. Më prezantoi kushëriri i saj e më pas folëm në ‘facebook’. Folëm 8 muaj bashkë dhe më pas e bëmë marrëdhënien familjare. Në atë kohë marrëdhënia ishte e mirë. Më pas nëna e vet nuk donte që ajo të vazhdonte me mua sepse donte ta fejonte me një tjetër, prandaj unë u detyrova ta merrja pa pëlqimin e nënës së saj. 3 vite ajo nuk foli me nënën e saj, pavarësisht se unë doja që kjo marrëdhënie të normalizohej”, tregoi 34-vjeçari.

Ai thotë se kjo kundërshti ka çuar dhe në prishjen e lidhjes mes çiftit.

“Po sepse ajo ishte kundër lidhjes sonë. Bashkëjetuesja vuante nga problemi i syve dhe nëna e saj tha të shkonte në Itali se aty i ka bërë kontrollet dhe më herët. Por ajo nuk u vizitua, por ikën me pushime. Dhe pastaj më tha s’kemi më punë bashkë.

Folëm pas 10 ditësh, më tha ‘vazhdo jetën nuk dua të kemi gjë bashkë’. U mërzit se i thashë je shëndoshur. U përpoqa të flasim, por ish-vjehrra më tha vajza ime nuk të do më. Kemi pasur dhe më parë debate, por më shumë për çështjen e djalit se ajo nuk kujdesej. Gjykata vendosi të ma japë mua djalin sepse ajo në Itali u dashurua me tjetrin dhe si binte në mend për fëmijën. Fëmija rritet e shikon jetën më tha ndërsa unë nuk rritem. Ish-nusja më ka bllokuar numrin e telefonit. Djali qan me thotë babai dua të kthehet”, tha babai i djalit

Nga ana tjetër nëna e djalit akuzoi bashkëshorten e ish-burrit të saj se e trajton keq.

“Kam avokat dhe çështja është në gjykatë dhe nuk mund të flas. Ai nuk më intereson më dhe interesi im është djali. Unë ia dhashë djalin me gjykatë, por ai s’ma jepte ta takoja. Djali më ankohet se nusja e re e babait e trajton keq djalin. Ankohet për të. Unë e bllokova në whatsupp sepse telefononte djalin e bënte si avokat. E pyeste çfarë ha dhe ku fle.

Ai i flet keq djalit për mua. I thotë jam gjarpër. I thotë djalit do vij të të rrëmbej”, deklaroi nënë e fëmijës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: