TIRANE – Kushërira e Desara Mancellarit ka hedhur dritë mbi ngjarjen e djeshme, ku 23-vjeçarja dogji 4 makinat që i përkisnin babait të të dashurit të saj.

Kushërira e vajzës thotë për “Jetaoshqef.al” se gjithçka që ka thënë pala tjetër është gënjeshtër dhe se Desara e ndërmori këtë veprim, pasi ndaj saj është ushtruar dhunë dhe nuk kishte besim tek ligji.

Sipas saj, babai i të dashurit të 23-vjeçares e ka kërcënuar këtë të fundit, pasi ka qenë në gjendje të dehur dhe e ka mbajtur kundër dëshirës.

“Përshëndetje, Doja t’iu tregoja të vërtetën e mesara Mancellarit. Cdo gjë që pala tjetër ka deklaruar janë gënjeshtra. Desara ka dashur ta linte prej muajsh djalin, por e kishte të pamundur prej presioneve dhe ndërhyrjeve nga familja. Desara gjeti mundësi ta nxirrte nga jeta e saj djalin kur ai shkoi të kryente ushtrinë në Greqi. Ai u kthye me shpejt seç mendohej dhe shkaktoi disa herë probleme duke përdorur dhunë. Më pas babai i djalit, në gjendje të dehur ka kërcënuar dhe mbajtur kundër dëshirës Desarën. Në gjendje të rënduar psikologjike mesara ka zgjedhur këtë mënyrë, duke mos patur besim tek ligji”- shkruan kushërira e 23-vjeçares.

Pas kësaj deklarate ka reaguar ish-i dashuri i 23-vjeçares, i cili ka hedhur poshtë akuzat ndaj babait të tij, duke thënë se Desara donte vetëm lekët e tyre.

“Ajo është thjesht një vajzë e çmendur që donte lekët e mia dhe e lashë e ajo boni kët gjo. Babi im esh 56 vjeç se ka rraf kurr Saren e ka pas si gocen e vet”,- deklaroi Filip Qose Papajani.

Por në mesazhet mes çiftit që u publikuan në media, Filipi i lutej vajzës të mos e ndërpriste lidhjen e me të, gjë që tregon se ka qenë Desara ajo që i ka dhënë fund lidhjes.

mesazhi
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: