Kur ka kaluar një orë nga vrasja e 62-vjeçarit Haxhi Baxhinovski, të tjera detaje mësohen në lidhje me të. “BalkanWeb” mëson se bëhet fjalë për një ish-të përndjekur, i cili në kohën e regjimit komunist është dënuar dy herë. Gazetarja Dorjana Bezat ka mundur të sigurojë për “BalkanWeb” edhe foton e viktimës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Haxhi Baxhinovski lindi më 2 korrik të vitit 1957, në fshatin Radostinë të Fierit. Më 30 janar 1982, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për «agjitacion e propagandë».

Ai u dënua sërish më 3 qershor 1984, kësaj radhe me 21 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për «veprën e terrorit në bashkë-punim» (dënim i kombinuar).

Haxhi Shefqet Baxhinovski ka qenë i dënuar në kampin e Qafës së Barit, madje ka marrë pjesë edhe në revoltën e Qafës-Barit.

  • foto galeri

Dyshohet se fieraku është qëlluar për vdekje për shkak të një konflikti të hershëm, ende i pasqaruar nga policia. Deri më tani janë identifikuar dy autorët e ngjarjes, të dy nga Fieri dhe janë shpallur në kërkim.

Dyshohet se ka qënë djali i viktimës ai që mund të ketë dalluar personat e sipërpërmendur. Mbi viktimën ka qëlluar njëri prej tyre, ndërsa tjetri e ka ndihmuar të arratisen.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, ndërsa Baxhinovski kishte dalë për vrap bashkë me djalin e tij. Policia ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb