Mike Tyson, ish-kampioni i boksit në peshat e rënda, ka lëshuar një deklaratë që ka habitur të gjithë. Ai thotë se vdekja e tij po vjen shumë shpejt. Legjenda e peshës së rëndë u shpreh se ai dhe gruaja e tij zihen shpesh për parà edhe pse ai është një milioner. 56-vjeçari amerikan, u shpreh se i ka thënë terapistit të tij se ndjen se koha e tij ka mbaruar.

“Natyrisht që një ditë do të vdesim të gjithë. Shoh veten në pasqyrë dhe shoh ato pikat e vogla në fytyrën time dhe them “uau”. Kjo do të thotë se data ime e skadencës po afrohet shumë shpejt. Paratë nuk do të thonë asgjë për mua, pasi ato ofrojnë një siguri të rreme”, tha Mike Tyson.

“Gjithnjë u them njerëzve që mendojnë se paratë janë gjithçka dhe i bëjnë të lumtur se kjo nuk është e vërtetë. Besojnë se je i pathyeshëm kur ke shumë parà, por nuk është e vërtetë. Kjo nuk do të thotë se nuk do të sëmurësh apo goditesh nga një makinë”, u shpreh Mike Tyson.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb