Ish-kampioni i arteve marciale, Khabib Nurmagomedov zbulon se një muaj më parë Ronaldo i kishte bërë me dije se do të kalonte tek Manchester United.

Rusi thotë se e priste që marrëveshja të kryhej.

‘’Unë mendoj se Manchester United është më i përshtatshëm për të sesa Juventus. Për mua, transferimi nuk ishte një surprizë “,- tha Nurmagomedov.

Pavarësisht se nuk ndjekin sportin e njëjtë, Nurmagomedov dhe Ronaldo kanë një marrëdhënie shoqërore shumë të mirë aq sa 32-vjeçari rus thotë se flasin çdo ditë.

Nurmagomedov është fans i madh i Ronaldos dhe Real Madrid.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb